Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

E zbulon ish-ndihmëstrajneri i “Bulls”-ave: Si u bë xheloz Jordan, Madonna preferonte Scottie Pippen

Scottie Pippen konsiderohet një nga bashkëpunëtorët më të mirë të Michael Jordanit në basketboll. Ai gjithmonë jetonte nën hijen e tij, por askush nuk e vë në dyshim se kishte rol kryesor në sukseset e “Chicago Bulls. Ishte plotësuesi perfekt i Jordanit, edhe pse nuk e tejkaloi idhullin e tij në asnjë aspekt të lojës.

Sidoqoftë, sulmuesi nga Arkansasi, e mposhti legjendën Jordan jashtë parketit të basketbollit. Johnny Bach, ish-ndihmëstrajner i “Bulls”-ave gjatë viteve ’90, ka zbuluar së fundmi që Scottie Pippen kishte magjepsur në atë kohë një “yll” të muzikës, Madonnën, e cila e merrte basketbollistin e Chicagos në një limuzinë me një vaskë me ujë të nxehtë sa herë që udhëtonin në Los Angeles. Suksesi i Pippenit me këngëtaren e njohur e kishte bërë Xheloz Michael Jordanin, i cili ishte përpjekur ta joshte “yllin” e popit.

Sipas Bach, Madonna jo vetëm që nuk iu dorëzia Jordanit, por i kujtoi legjendës së basketbollit se nuk mund të ishte më i mirë se Scottie në shtrat.

“Duhet t’i kishit parë vajzat që e prisnin Pippenin kudo që shkonim. Madonna e merrte me limuzinë me vaskë sa herë që shkonim në LA. Michael i thoshte Madonnës se mund ta kënaqte më shumë, por ajo ia ktheu: Nuk ka asnjë mundësi për këtë” – kujtoi asistenti i Phil Jacksonit, trajnerit që drejtoi një nga ekipet më të mira në histori.

Madonna, në fakt, ka qenë e obsesionuar pas “yjeve” të Chicago Bulls. Këngëtarja e famshme ka pasur një marrëdhënie të stuhishme edhe me Dennis Rodmanin, para se të mbërrinte në Illinois.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...