Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

E zbulon L’Equipe: Jose Mourinho drejt Francës

E përditshmja franceze L’Equipe del me një titull të bujshëm që intrigon dhe lë vend edhe për aludime, duke qenë se shtrohet si një pyetje më shumë se afirmim. “The Special Ligue 1?”, shkruan prestigjiozja L’equipe, me teknikun portugez, Jose Mourinho, që po asociohet gjithnjë e më shumë me Ligën e Parë.

Është vetë 56-vjeçari Mourinho, që ka lënë vend për ta shtruar këtë debat, duke qenë se kohët e fundit jo vetëm që ka dalë më deklarata të shpeshta, ku pohon rikthimin në detyrë në një ekip prestigjioz brenda kësaj verë, por e orienton të ardhmen e tij drejt një prej skuadrave të kampionatit francez. Trajneri i suksesshëm, kontrovers dhe karizmatik, vlerësoi hipotezën për të marrë një prej skuadrave franceze, edhe pse nuk ka folur me emra të përveçëm. Gjasat janë që të ulet në stolin e PSG-së, por për sa kohë që nuk ka ende asnjë të dhënë të faktuar mbi një marrëveshje të tillë, duket se pozitat e Thomas Thuchel vijojnë të mbeten të forta.

“Nëse do të thosha që nuk qëndron fakti se mund të marrë drejtimin e ndonjë prej skuadrave franceze, atëherë nuk do të isha i sinqertë me ju. Nëse them po, atëherë të gjitha mediet do të shkruajnë se do të ulem në stolin e kampionëve të Ligës së Parë, duke mbyllur hapësirat për klube të tjera franceze, ndaj e lë të hapur opsionin, pa lakuar emra specifikë,” – deklaroi Mourinho.

Për të vijuar me logjikën e tij, e përditshmja L’Equipe jep dhe alternativat e Olympique Lyonit apo të Monacos, si dhe të Lille e Montpellier. Fakti që Franca po përmendet kaq shumë për të ardhmen e portugezit ndoshta mund të rezultojë vërtet e ardhmja e Mourinhos, edhe pse nuk përjashtohet edhe ndonjë rikthim i tij në Premier League, La Liga apo në Serinë A.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...