Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

E zbulon media italiane, Broja drejt transferimit të bujshëm në Itali

Armando Broja është përkushtuar totalisht te Europiani Gjermani 2024, ku gjasat janë që të udhëheqë sulmin e kuqezinjve të Sylvinhos, megjithatë zhvillimet në merkato nuk e kanë lënë jashtë vëmendjes.

Sulmuesi shqiptar pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, teksa ofertat nuk mungojnë dhe prestigjozja italiane “La Gazzetta Dello Sport” I ka dedikuar kopertinën Brojës, duke e cilësuar si një nga objektivat më të mëdhenj të Milanit.

Kuqezinjtë kanë shfaqur edhe më herët interes për sulmuesin shqiptar dhe tashmë janë kthyer sërish në garë. E përditshmja italiane raporton për një blitz në Londër të drejtuesve të Milanit, që po punojnë për të sjellë në Milano jo vetëm sulmuesin kuqezi, por edhe mbrojtësin polak Matty Cash, i cili prej 4 sezonesh është një pikë e fortë e prapavijës së Aston Villës.

Lexo edhe:

Trajneri i ardhshëm i Milanit, Paulo Fonseca duket se ka dhënë miratimin për Brojën dhe sulmuesi kuqezi, bashkë me holandezin Zirkzee duket se janë të përzgjedhurit për të mbajtur peshën e repartit të avancuar për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...