Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

E ZBULON SUPERSPORT/ Simon Simoni në Bundesligë! (video)

E bujshme! “SuperSporti” mëson ekskluzivisht se portieri i Dinamos, Simon Simoni, do të transferohet në janar në një nga pesë skuadrat kryesore të Bundesligës Gjermane.

Burime të sigurta nga klubi gjerman, i cili do të zbulohet në javët e ardhshme, konfirmojnë se është arritur marrëveshja paraprake, ndërsa po përcaktohen detajet e fundit, por vetëm në muajin e parë të vitit 2023 do të publikohen të gjitha detajet e kontratës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se portieri 18-vjeçar do të nisë përgatitjet për transferimin që do të kryhet në merkaton dimërore. Simoni do të nisë mësimin e gjuhës që të përshtatet shpejt me Gjermaninë dhe kampionatin atje, para se të konkretizohet kjo lëvizje.

Minutazhi i aktivizimit me Dinamon do të reduktohet dhe fokusi do të jetë që lojtari i Shqipërisë U-21 të jetë gati për nisjen e aventurës së re.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...