Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“E zëvendësoj unë Neuer”, thirrja e 34-vjeçarit: Më besoni, kam dhënë prova

Yann Sommer është gjithnjë e më afër Interit, ndërkohë që Bayern Munchen po kërkon prej kohësh një portier. I cili do të luajë në vendin e Manuel Neuer, derisa kapiteni të rikthehet sërish në formë.

Spanjolli David Raya është një nga objektivat e kampionëve të Gjermanisë, ndërkohë që pjesë e skuadrës është edhe Sven Ulreich. “Gardiani” 34-vjeçar e ka zëvendësuar edhe më parë Neuer.

Dhe shpreson ta bëjë sërish, duke ftuar drejtuesit dhe trajnerin Tuchel që t’i besojnë. “E di që te Bayerni luajnë rol të rëndësishëm edhe disa gjëra të tjera. Por do të lumturohesha nëse do të kisha mundësinë të tregoja veten.

Lexo edhe:

Unë mendoj se zhvillova një punë shumë të mirë kur zëvendësova Manu (Neuer) në vitin 2018. Por, ky është Bayerni, këtu merren vendime edhe në bazë të disa aspekteve të tjera.

Kështu që është legjitime që të përflitet për blerjen apo afrimin e portierëve të tjerë”, u shpreh Ulreich, i cili ka edhe një vit kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...