Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

E zyrtarizuan, por e larguan pas 24-orësh. Portieri e pëson prej një mesazhi të para 9-viteve!

Një rast i çuditshëm është regjistruar në Spanjë, aty ku klubi i La Liga 2, Real Zaragoza ka vendosur të mos transferojë portierin Gaizka Campos prej një mesazhi që ky i fundit kishte publikuar në Twitter nëntë vite më parë, edhe pse duhet theksuar se klubi e kishte zyrtarizuar një ditë më parë si afrimin më të fundit në merkato.

Gardiani në atë kohë vetëm 16-vjeçar, kishte publikuar një mesazh me fjalët; “Zaragoza ma shpif, çfarë kënaqësie më jep goli që pësuan”. Pikërisht, kjo fjali i ka dhënë fund pa nisur aventurës së 25-vjeçarit me klubin spanjoll teksa drejtuesit nuk kanë mundur t’ia falin një gabim në të shprehur portierit, edhe pse bëhet fjalë për një episod të shumë viteve më parë.

Së fundmi, vetë Campos ka kërkuar falje ndaj Zaragozës dhe tifozëve të saj, megjithatë as ky gjest nuk i ka ndryshuar mendim drejtuesve të klubit me gardianin që tashmë do t’i duhet të kërkojë për një tjetër aventurë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...