Formula 1

Ecclestone: Hamilton mund të mos kthehet në pistë në 2022

Bernie Ecclestone kthehet të flasë për të ardhmen e Lewis Hamilton. Sipas ish padronit të Formula 1, shtatë herë kampioni i Botës mund të mos kthehet të garojë në 2022. 91 vjecari britanik, deklaroi se ka folur pak ditë më parë më Anthony, babain e Lewis, i cili sipas tij nuk i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e pilotit të Mercedes, me Eclestone që u shpreh se “folëm vetëm për biznes”.

Për sa  përket vitit 2022 të pilotit, Ecclestone deklaroi se ai nuk di asgjë, por nuk beson se Hamilton do të rikthehet në pista. Pasi zhgënjimi i tij është shumë i madh, dhe kjo është e kuptueshme. Me 7 tituj botërorë, aq sa dhe Schumacher, tani për Hamilton është momenti të realizojë ëndrrën e tij për tu bërë një sipërmarrës në botën e modës”.

Më pas Ecclestone u ndal në finalen e garës së Abu Dhabi që i dorëzoi titullin botëror të Formula holandezit Max Vesrtappen. “Drejtori i garës Masi, mund t’i kishte kuresyer ca telashe nëse do ta kishte ndërprerë menjëherë garën me flamurin e kuq pas incidentit të Latifit.

Pastaj do të kishte një superfinale mes Max dhe Lewis për 3 xhirot e fundit. Masi natyrisht që është fajtor edhe për këtë sot. Shumë gjëra shkuan keq, por tani nuk mund ti ndryshojmë”.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency