Kategoria Superiore

Ecuri perfekte në 5 javët e fundit, por Kukësi stonon në mbrojtje

4 fitore dhe një barazim në 5 ndeshjet e fundit, një ecuri në kufijtë e perfeksionit që vlen pronësimin e vendit të dytë, duke lënë pas me një distancë prej 6 pikësh ndjekësit, Flamurtarin dhe Laçin, por pavarësisht ecurisë pozitive në skuadrën e Pakult ka edhe një detaj që stonon, shifra e golave të pësuar.  Kukësi pëson thuajse gjithmonë të paktën një gol për ndeshje, ka ruajtur portën të paprekur në këto 5 takimet e fundit vetëm përballë Laçit, dhe në fakt janë të gjitha fitore të vuajtura. Në 3 ndeshjet e fundit verilindorët kanë pësuar në total 5 gola, e madje janë ndëshkuar edhe nga skuadrat e fundit të tabelës, Lushnja apo Teuta që kanë vënë seriozisht në vështirësi Kukësin deri në momentet e fundit të lojës. Në sfidën e fundjavës së shkuar madje ishin bregdetarët ata që kaluan të parët në avantazh me Kukësin që më pas u zgjua dhe shënoi 3 gola por pësoi sërish duke e vënë në rrezik deri në fund rezultatin e ndeshjes. Kohët e fundit Pakult është detyruar të improvizojë disa herë repartin e mbrojtjes si pasojë e mungesave të Allës apo Shametit megjithatë numri i golave mbetet shqetësues, një handikap për tu rregulluar sa më shpejt për të mos kompromentuar rrugën drejt një vendi të dytë tejet të rëndësishëm.

To Top