Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ecuria mbresëlënëse e Kastriotit, tani ëndërron pozicionin historik

Mbijetesa tani është një objektiv i arritur për Kastriotin, që e sheh veten vetëm 3 pikë larg vendit të tretë. Skuadra e Emiljano Çelës nuk njeh kundërshtar, teksa në 9 ndeshjet e fundit ka arritur që të marrë 8 fitore dhe vetëm 1 barazim. Skuadra krutane është ndalur vetëm nga Laçi në një barazim 1-1, ndërsa të gjithë skuadrat e tjera i ka mundur.

Suksesi me përmbysje 2-1 ndaj Egnatias ishte i shtati radhazi në këtë edicion, një rekord në këtë kampionat, pasi asnjë skuadër tjetër nuk ka arritur të regjistrojë një një seri kaq të madhe fitoresh, teksa Tirana dhe Laçi janë ndalur me nga pesë suksese radhazi. Kastrioti do të provojë që të ruajë ritmin deri në fund, për të arritur një pozicion që do të ishte historik për ta, nëse do ta shohin veten në vendet e para të klasifikimit.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]

Nga gara me Skënderbeun, Egnatian dhe Dinamon, tani krutanët e kanë duelin me Kukësin, Partizanin dhe Vllazninë, duke qenë se Tirana e Laçi janë disi më të shkëputura. Thuhet se oreksi vjen duke ngrënë e në këtë sens, te Kastrioti nuk kanë asnjë arsye në botë pse të mos pretendojnë që të arrijnë vendin e tretë, pasi mos të harrojmë që po flasim për skuadrën më në formë të momentit, që i ka treguar muskujt ndaj çdo kundërshtari, kushdo qoftë ai.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...