Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Edhe Erik ten Hag “refuzon” Bayernin: Tek Ajaxi deri në fund të sezonit

Trajneri i Ajaxit të Amsterdamit, Erik ten Hag, nëpërmjet një videoje të publikuar në faqen zyrtare të klubit holandez ka përgënjeshtruar zërat për një kalim të mundshëm në krye të Bayernit të Mynihut në Bundesligë. Bavarezët dy ditë më parë shkarkuan kroatin Niko Kovac dhe tashmë janë në kërkim të një trajneri cilësor.

“Jam shumë i lidhur me skudrën time. Mund të konfirmoj se do të qëndroj tek Ajaxi deri në fund të sezonit.”

Përveç ten Hag, emra të pëlqyer nga drejtuesit bavarezë janë edhe Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho. Italiani, gjithashtu e ka hedhur poshtë mundësinë për të pranuar detyrën në mes të sezonit, pasi preferon të pushojë një vit të plotë.

Drejtuesit e Bayernit pritet ta emërojnë trajnerin e ri gjatë pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve eliminatore të Europianit, ndërkohë që në dy takimet e radhës kampionët e Bundesligës do të drejtohen nga ndihmëstrajneri Hans Flick.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...