Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Edhe Florenzi preket nga koronavirusi, humb transfertën ndaj Bayernit

Një tjetër futbollist italian rezulton pozitiv pas Leonardo Bonuccit e Marco Verrattit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Paris Saint Germain, Alessandro Florenzi, i cili është vendosur në izolim, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë klubi francez nëpërmjet një komunikate zyrtare.

PSG bën me dije se Florenzi ishte lënë në jashtë grupit të skuadrës pas rikthimit nga grumbullimi me kombëtaren italiane, si masë parandaluese, ndërsa tani do të qëndrojë në izolim deri në një tampon negativ.

Tani është e sigurt që ashtu si Verratti, edhe Florenzi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Pochettino për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit të Mynihut, e planifikuar për të mërkurën në mbrëmje.

Vlen të theksohet se Verratti është prekur nga koronavirusi për herë të dytë në harkun e tre muajve, pasi edhe në muajin janar pati humbur dy ndeshje të kampionatit për të njëjtën arsye.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...