Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Edhe gjigantët e Premier League-s në garë për Hysajn

Një tjetër klub i madh europian po mendon për Elseid Hysajn, i cili pak kohë më parë u shpreh qartë për SuperSport se ka ardhur momenti të kërkojë një eksperiencë të re, larg Napolit.

Mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi është kërkuar nga Atletico Madridi, por edhe nga Juventusi (shkodrani ka marrëdhënie shumë të mira me Sarrin), e tashmë në garë futen e “Djajtë e Kuq”, që sipas medieve italiane kanë nisur kontaktet me drejtuesit napolitanë, për të kuptuar mundësitë e transferimit të 24-vjeçarit në “Old Trafford”.

Me largimin e Antonio Valencias, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë për një alternativë të besueshme në krahun e djathtë dhe Hysaj ka karakteristikat e duhura për këtë rol.

Norvegjezi nuk ka mbetur i kënaqur nga Young (nuk ka mundur të përshtatet si duhet), kështu që ka nevojë për një lojtar që përveç besueshmërisë që jep në të djathtë, të ketë aftësinë për të luajtur edhe në të majtë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...