Angli

Edhe Guardiola ka nevojë për pushime, tekniku spanjoll argëtohet në Karaibe!

Pep Guardiola është nga ata trajnerë që mendon 24 orë për futbollin dhe taktikat. Megjithatë, në fund, edhe spanjolli ka anën e tij njerëzore ku i duhet të shijojë një periudhë relaksuese larg stresit të ndeshjeve ddhe stërvitjeve në një sezon të gjatë.

51-vjeçari, ka zgjedhur që pushimet e tij t’i kalojë në Barbados së bashku me gruan e tij, Cristina Serra teksa nga vendi ekzotik vijnë edhe imazhet e para të Guardiolës. Spanjolli duket se po e shijon së tepërmi detin, aq më tepër kur drejtuesit e The Citizens i kanë siguruar deri më tani shërbimet e Erling Haaland dhe janë shumë pranë Kalvin Phillips.

Në këtë formë, Guardiola mund të qëndrojë i qetë dhe pa “dhimbje koke” pasi kur të kthehet, ekipin do ta gjejë edhe më të tejmbushur me yje për të tentuar mbrojtjen e titullit të Premier League, por edhe për të arritur ëndrrën e Cityt, triumfin në Champions League.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency