Lewis Hamilton garon prej vitesh për skuderinë Mercedes Benz, me të cilën fitoi titullin kampion edhe këtë sezon. Gjithsesi, britaniku nuk e fsheh simpatinë për rivalen më të madhe të skuderisë gjermane, Ferrarin.
Kjo duket qartë edhe nga fotot që tregojnë se Hamilton ka shpenzuar plot 1.5 milionë euro për të blerë një Ferrari ‘LaFerrari’. Kompania italiane ka hedhur në treg vetëm 499 makina të këtij modeli, ndërsa mes atyre që e disponojnë janë edhe Justin Bieber.