Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Edhe Interi synon Barellan, sa shumë pretendentë për lojtarin e Cagliarit

Në shtëpinë e Interit hapet sërish dosja “Nicolo Barella”. Futbollisti i ri italian të shtunën do të jetë i vëzhguari special i zikaltërve në sfidën e “San Siros”, pikërisht ndaj Cagliarit, që zotëron edhe kartonin e lojtarit. Drejtuesit e Interit kanë kohë që e ndjekin futbollistin dhe marrëdhëniet e mira që kanë me menaxherin e lojtarit mund të jenë një pikënisje e mirë për skuadrën e drejtuar nga Spalletti për të arritur te 21-vjeçari. Gjithsesi, për Interin nuk do të jetë aspak e lehtë t’ia shkëpusë lojtarin Cagliarit, pasi për mesfushorin konkurrenca është shumë e madhe. Ekipe angleze si Evertoni, West Hami, Chelsea, Manchester United e Liverpooli janë në garë për futbollistin, por nuk mbeten pas as Milani e Roma, që kanë hedhur sytë pikërisht nga Barella për të përforcuar mesfushën e tyre.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...