Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Edhe “kripa me karar”, Fifa hap hetim për “Salt Bae”

Me siguri që qëllimi i Salt Bae ishte ai që të bënte të flitej për veten, një strategji që e përdor shpesh, dhe këtë herë duket se ja doli. Futja e tij në fushën e Lusail Stadium në Doha gjatë festës argjentinase pas finales së Kupës së Botës,  nuk kaloi pa rënë në sy. Polemikat në rrjetet sociale kanë detyruar Fifa-n që të hapë një hetim të brendshëm, për të kuptuar se si turku që ka në pronësi disa restorante, ja doli që të kishte akses në terrenin e lojës. Salt Bae në fakt nuk ka raporte komerciale me Fifa-n, dhe me sa duket nuk ka qenë i ftuar as nga Presidenti Gianni Infantino.

“Duke ndjekur linjat udhëzuese të federatës, duke qenë një nga simbolet më të rëndësishme të sportit botëror, dhe një ikonë pa kohë, trofeu origjinal i Kupës së Botës mund të preket apo të mbahet në dorë, vetëm nga një grup i përcaktuar njerësizh, ku përfshihen kampionët e mëparshëm të Botës që e kanë fituar gjatë karrierës trofeun, apo krerët e shteteve”.

Në profilin e tij në instagram ndërkohë Salt Bae edhe pse nuk i përket asnjë prej këtyre kategorive ka postuar selfie dhe video me trofeun ndër duar, duke shqetësuar festën e Di Maria-s, Lisandro Martinez, Romeros, dhe mbi të gjitha të Messit. Filmimet tregojnë turkun që ndjek yllin e Argjentinës duke e bezdisur disa herë duke e mbajtur për foto, edhe pse Messi dukej se nuk kishte aspak dëshirë të fliste apo të qëndronte me të në ato momente gëzimi. Tani Fifa kërkon të provojë se si Salt Bae, (por edhe disa të tjerë), arritën të fitonin aksesin në fushë pas ceremonisë mbyllëse, dhe do të marrë masat e nevojshme ndaj pjesëtarëve të stafit që e kanë lejuar të hyjë në terrenin e fushës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...