Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Edhe Kukësi padit Eminin në FIFA

Kukësi kundërsulmon në Fifa për cështjen Izair Emini. Sulmuesi tetovar i është drejtuar institucionit qeverisës të futbollit botëror për të zgjidhur cështjen e tij prej disa ditësh ndërkohë që dhe Kukësi së fundmi ka vendosur ta denoncojë Eminin në Fifa ku e akuzon për prishje të njëanshme të Kontratës. Në reklamimin e tij klubi kampion i Shqipërisë arsyeton se 31 vjecari i cili është stërvitur javët e fundit me Shkëndijën e Tetovës nuk i është përgjigjur thirrjeve të klubit për tu bashkuar me skuadrën duke mos respektuar kontratën ndërkohë që kërkon një dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh për prishjen e njëanshme të saj. Deri më tani Emini ka qëndruar i palëkundur në pozicionimin e tij se marrëveshja që e lidhte me Kukësin ka përfunduar me mbylljen e sezonit dhe nuk ka asnjë përafrim mes palëve. Në këtë mënyrë me gjithë cështjet e tjera të zgjidhura te Kukësi ku Albi Alla e Enea Kolici janë rikthyer në skuadër ndërsa Nijaz Lenës ju dha leja për transferimin te Teuta, “nyja” Izair Emini duket se do të mund të zgjidhet vetëm në Fifa. Te Kukësi ndërkohë mbeten maksimalisht vigjilentë për tu paraprirë cdo të papriture në lidhje me kontratat. Sipas burimeve brenda klubit kampionët kanë rishikuar edhe kontratën e futbollistit nga Izraeli Siraj Nasser i mbërritur në radhët e verilindorëve këtë verë. Duke qenë se paga e futbollistit është në nivelin e më të lartave në vend, te Kukësi kanë vendosur që ta lidhin atë në lidhje me paraqitjet e vetë mesfushorit me tipare sulmuese. Duke qenë se Nasser dhe përfaqësuesit e tij janë të bindur në aftësitë e futbollistit i cili në këto javë të para ka vuajtur disi edhe mungesën e përgatitjes fuizike, palët kanë gjetur konsensusin në mënyrë që përfitimet financiare të jenë të lidhura ngushtë me performancën e futbollistit.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...