Fikayo Tomori afrohet edhe më shumë me Milanin. Konfirmimi vjen direkt nga trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard. “Ai është një lojtar në zhvillim e sipër. Këtë vit kemi pesë mbrojtës qendrorë, kështu që situata është e vështirë me disa prej tyre që nuk luajnë rregullisht. dhe kjo është arsyeja pse Tomori mund të shkojë në huazim”.
Deklarata shumë interesante për Maldinin dhe drejtuesit e tjerë kuqezi, që kanë qenë prej kohësh në gjurmët e mbrojtësit të bluve të Londrës. Milani tani është gati të bëjë sulmin përfundimtar për afrimin e Tomorit, që do ta të përforconte repartin e pasmë.
“Vitin e kaluar kemi pasur katër mbrojtës qendrorë, por unë nuk mund t’i aktivizoj të gjithë në një ndeshje,” – shtoi Lampard për të shpjeguar situatën e Tomorit. – “Ai është një lojtar i ri dhe ka pasur rritje të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit.”
