Futboll

Edhe legjenda e Turqisë me Koronavirus, është shtruar me urgjencë në spital

Portieri legendar turk, Rustu Recber, është infektuar me Koronavirus. Lajmin e dha në faqen e saj në Instagram bashkëshortja e 46-vjeçarit:

“Do të doja t’ju jepja një lajm më pozitiv, por më vjen keq të them që burri im, Rustu, është shtruar në spital me diagnozën e COVID-19. Jemi të tronditur nga simptomat e shpejta që u zhvilluan papritur, kur gjithçka ishte normale. Këto janë momente kritike dhe të vështira. Allahu ua lehtësoftë vuajtjet të gjithë pacientëve, përfshirë burrin tim të dashur.”

Bashkëshortja e Rustusë, Irsil, ka një mesazh për të gjithë njerëzit në këto kohë vështira të pandemisë së Koronavirusit.

“Kërkesa ime e vetme është që njerëzit të mund të jenë pak më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm në këtë situatë. Në testimet që kemi bërë, vajza dhe djali im ishin negativë dhe vetëm burri im ishte pozitiv.

Për këtë arsye, ne jemi në shtëpi, ndërsa ai është në spital, dhe nuk na lejohet ta shohim. Në fakt, kjo është pjesa më e vështirë, duke mos qenë në gjendje të jemi me të. Allahu është i madh dhe i është besuar atij dhe mjekëve turq. Shpresoj që ky moment i vështirë të kalojë.”

Portieri Rustu e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Fenerbahce, duke përfshirë edhe një huazim dyvjeçar nga Barelona te gjigantët e superligës turke gjatë një qëndrimi trevjeçar në Spanjë.

Rustu luajti vetëm shtatë herë me fanellën e Barçës në sezonin 2003-04. Ai u tërhoq në moshën 39-vjeçare në vitin 2012, teksa kishte shënuar plot 120 takime me Turqinë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency