Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Edhe legjenda holandeze kritikon Simeonen: Me këtë futboll, më mirë sheh Netflix

Atletico e Madridit u mbrojt me 10 futbollistë në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Manchester City-t dhe për këtë nuk kanë munguar kritikat ndaj trajnerit Diego Simeone, teksa i fundit që u është bashkuar atyre, është legjenda holandeze Marco Van Basten.

Duke përdorur edhe ironinë, edhe diplomacinë, Van Basten zbuloi se çfarë do t’i thoshte trajnerit të Atleticos, nëse do të ishte edhe ai pjesë “Loc Colchoneros” në një ndeshje të tillë.

“Sigurisht që ajo mënyrë loje nuk është e paligjshme, por jam i surprizuar nga një skuadër që mbrohet për 90 minuta me 10 futbollistë. Nëse do të isha në fushë, do t’i thosha trajnerit se unë jam një sulmues dhe kur rikuperojmë topin, dua të luajmë shpejt, pasi mund të bëj diçka atje përpara. Megjithatë spanjollët qëndruan për 90 minuta mbrapa”, u shpreh Van Basten.

Disa kohë më parë, holandezi i kërkoi FIFA-s të shfuqizojë rregullin e pozicionit jashtë loje, teksa theksoi se vijon t’i qëndrojë kësaj ideje, pasi me skuadra si Atletico e Madridit, është e vështirë të shohësh gola.

“FIFA mund ta heqë edhe tani rregullin e pozicionit jashtë loje, pasi unë vijoj të mendoj se nuk duhet të ekzistojë. Të luash si Atletico, është shumë e vështirë të shohësh një gol, por në të njëjtën kohë nuk është as argëtuese. Në situata të tilla, njerëzit preferojnë të kalojnë në Netflix, ndaj FIFA duhet të marrë masa, për ta bërë futbollin sërish tërheqës dhe argëtues”, deklaroi Van Basten.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...