Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Edhe Magani e ka me arbitrin: Por Flamurtari e meritoi fitoren

Edhe trajneri i Teutës, ka rezervat e tij për gjykimin, pasi pretendon një penallti të mohuar në pjesën e parë. Gjithsesi, Magani pranon se ekipi i tij e nisi shumë keq ndeshjen dhe se Flamurtari e meritoi fitoren, duke mos vjedhur asgjë.

“E nisëm ndeshjen tmerrësisht keq dhe u ndëshkuam me dy gola të kundërshtarit, por kam rezervat e mia edhe në lidhje me një 11 metërsh të mohuar në pjesën e parë. Gjithsesi, më duhet ta pranoj se Flamurtari e meritoi fitoren dhe sot nuk vodhi asgjë”, u shpreh Magani.

Trajneri i durrsakëve tha se kjo humbje nuk do të ndikojë aspak në objektivat e klubit.

“Ne nuk pretendojmë të shpallemi kampionë, por do të provojmë deri në fund që të sigurojmë pjesëmarrjen në kupat e Evropës. Nëse do të luajmë ashtu siç luajtëm sot në pjesën e dytë, mendoj se mund t’ia dalim. Mjafton që të mos na përfshijë euforia, por të qëndrojmë me këmbë në tokë”, deklaroi trajneri i Teutës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...