Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Edhe mund të kthehem te City”, Cancelo: Janë një familje e dytë!

Joao Cancelo u largua në merkaton e janarit nga Manchester City për t’u transferuar tek Bayern Munich me anë të formulës së huazimit. Një lëvizje e papritur e portugezit që besohet të ketë ardhur për shkak të thyerjes së raportit mes tij dhe teknikut Pep Guardiola. Megjithatë, anësori është i gatshëm të rikthehet në Angli teksa ssë fundmi shprehet se The Citizens janë si një familje e dytë për të.

“Tek Manchester City krijova një familje të dytë, Bernardo Silva u kthye në një nga miqtë e mi më të mirë dhe është ai personi që më mungon më shumë. Ishte si psikologu im, pasi sa herë kisha një shqetësim shkoja dhe flisja me të.

Lexo edhe:

Po ashtu është edhe me Ruben Dias. Në Angli unë vijoj të bëj tifozllëk për Manchester City dhe shpresoj që në fundin e sezonit të fitojnë titullin. City ka një grup fantastik, më i miri me të cilin kam punuar. Gjithçka në jetë ka një fund, por edhe mund të rikthehem te City, nuk i dihet kurrë”, u shpreh Cancelo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...