Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Edhe një mesfushor për Inzaghin, Marotta jep indikacione

inter
inter

Interi po shfrytëzon orët e fundit të merkatos për të sjellë edhe një mesfushor nën urdhrat e Simone Inzaghit, në mënyrë që të kompletojë organikën për sezonin e ri.

Emrat e përfolur janë të shumtë, duke nisur nga Maxime Lopez, e për të vijuar me Tanguy Ndombele apo Davy Klaasen e Donny Van de Beek, dy holandezë që i janë ofruar Interit në orët e fundit.

Giuseppe Marotta pranoi negociatat dhe preferoi të mos përmendë emra, por nëpërmjet fjalëve të tij dërgoi një sinjal se i përzgjedhuri i Interit do të jetë njëri mes Klaasen e Ndombele.

“Kam folur me Ausilion dhd ai po punon për të sjellë edhe një mesfushor. Kemi disa alternativa dhe duam të përzgjedhim dikë me cilësi ndryshe nga ata që kemi në organikë, por nuk do të përmend emra”, deklaroi Marotta.

Nëse sheh mesfushorët në organikën e Interit, vërehet qartë që mungon një futblllist shtatlartë dhe i fortë fizikisht, cilësi këto që i ka Ndombele, por edhe Klaasen, që me 180 centimetrat e tij, ka treguar se ështs i fortë në luftën në ajër dhe di të shënojë gola.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...