La Liga

Edhe Perez mirëpret kthimin e Bale: Është nga më të mirët në Europë

Gareth Bale do të kthehet te Reali i Madridit sapo të përfundojë rrugëtimi i Uellsit në Europin. 31-vjeçari do të gjejë një frymë më mikpritëse në radhët e “Los Bnacos”. Pas Carlo Ancelottit dhe Luka Modricit, i lumtur për kthimin e tij në “Bernabeu” u shfaq edhe presidenti Florentino Perez.

 “Ai është një lojtar i shkëlqyer. Mbaj mend finalet që ai ka fituar. Sipas mendimit tim, është një nga lojtarët më të mirë në Europë. Secili është ashtu siç është, ka personalitetin e tij. Gjëja e fundit që i kujtoj është se, në Kiev ai realizoi një gol të bukur, pastaj një tjetër. Në Lisbonë një tjetër me kokë, më pas ajo ndeshje kundër Barcelonës në Valencia në Copa del Rey. A do të qëndrojë? Unë i dua të gjithë.”

Pasi të përfundojë pushimin trejavor (pas Europianit), Bale do të kthehet në Valdebebas, nën urdhrat e Ancelottit.

“Ai nuk ka luajtur shumë në Premier League, por ka shënuar shumë gola. Ai ishte shumë efektiv në ndeshjet e fundit, kur kishte vazhdimësi. E njoh mire, nëse ka motiv për të luajtur, mund të ketë një sezon të shkëlqyer, nuk kam dyshime për këtë,” pat deklaruar Ancelotti në momentin e prezantimit të tij si trajner i Realit.  

Britaniku luajti 92 ndeshje dhe shënoi 39 gola në dy sezonet që zgjati qëndrimi i mëparshëm i Ancelotti në “Bernabéu”. Edhe Modric i dha mbështetje uellsianit, duke u shprehur: “Nëse Gareth është i motivuar dhe i uritur për futboll, mund të jetë i dobishëm për Realin e Madridit. Ai është një djalë i shkëlqyer, ka luajtur shumë mirë me Carlon (Ancelotti) në përvojën e parë të trajnerit italian te Reali.

Dhe çfarë mendon vetë Bale? Në prag të Itali-Uellsit, ai u pyet nëse ishte gati të punonte me Ancelottin dhe përgjigjja ishte (duke qeshur): “Nuk kam zgjidhje tjetër, ai do të jetë trajneri i Madridit dhe unë jam një lojtar i Madridit. Mund të them se kam marrëdhënie të shkëlqyera me të dhe e di se do të bëjë shumë mirë në Madrid.”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency