Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Edhe Reali në lojë, mesfushori francez mban peng Juventusin

Ku do të luajë Adrien Rabiot sezonin e ardhshëm? Çështja mbetet e hapur dhjetë ditë nga skadimi i kontratës që e lidh atë ende me Juventusin.

Protagonist i një paraqitjeje të shkëlqyer në debutimin e tij me Francën në Euro 2024, Rabiot foli nga vendgrumbullimi i “Les Bleus”, por pa e ekzagjeruar shumë.

Fjalë “të ëmbla” për trajnerin e ri të Juventusit, Thiago Motta, por edhe sqarimi i faktit se e ardhmja e tij nuk lidhet me atë të ish-shokut të skuadrës.

Orët e fundit janë intensifikuar zërat për një ofertë të mundshme nga Reali i Madridit: por çfarë po ndodh në të vërtetë?

“Thiago Motta është trajner i shkëlqyer, ka bërë shumë mirë te Bologna. Kemi luajtur së bashku te PSG. Ai ka karrierën e tij, unë kam timen… Të shohim, por Juve bëri zgjedhjen e duhur me të”, tha Rabiot.

Mesfushori francez dhe trajneri i ri i Juventusit kanë luajtur 109 ndeshje së bashku në Ligue 1, Champions League dhe Kupën e Francës nga sezoni 2012/2013 deri në 2017/2018.

Lexo edhe: 

Javët e fundit, Juventus i ka ofruar Rabiot një rinovim dyvjeçar me shifrat aktuale, pra afërsisht 7.5 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë, për momentin lojtari dhe nëna e tij Veronique, agjente e tij, ende nuk i janë përgjigjur klubit të Juventusit, duke e shtyrë gjithçka për pas Kampionatit Evropian.

Kështu në orët e fundit janë shtuar zërat për përfshirjen e mundshme të Realit të Madridit, i cili nuk do ta kishte problem të plotësonte kërkesat ekonomike të Rabiot.

Klubi “merengues është në kërkim të një mesfushori pas lamtumirës së Toni Kroos, i cili paralajmëroi tërheqjen e tij në fund të Euro 2024.

Për më tepër, ekziston tashmë një koloni e madhe franceze në Madrid e përbërë nga Mendy, Camavinga, Tchouameni dhe Mbappé.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....