Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Edhe Thaqi largohet nga Ballkani, shok skuadre me mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Edhe Thaqi largohet nga Ballkani, shok skuadre me mbrojtësin e kombëtares shqiptare
Edhe Thaqi largohet nga Ballkani, shok skuadre me mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Pas kapitenit Edvin Kuç, edhe zëvendës-kapiteni i Ballkanit, Armend Thaqi ka konfirmuar largimin nga skuadra. Mbrojtësi i djathtë deklaroi se finalja e Kupës, të cilën Ballkani e fitoi ndaj Prishtinës, ka qenë ndeshja e tij e fundit me fanellën e skuadrës nga Theranda.

Thaqi do të transferohet në kampionatin rumun Cluj, ku aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, teksa emrin e skuadrës së re e zbuloi vetë mbrojtësi 31-vjeçar.

“Kjo final ishte edhe ndeshja ime e fundit me Ballkanin, pasi do të hedh një tjetër hap në karrierë sezonin e ri. Skuadra ime e re do të jetë rumunia Cluj, ku do të transferohem këtë verë”, u shpreh Thaqi.

Lexo edhe:

Mbrojtësi i djathtë, që në karrierë ka luajtur edhe me Prishtinën e Gjilanin, ka veshur fanellën e Ballkanit në verën e 2020-ës dhe prej katër sezonesh ka qenë titullar i padiskutueshëm, duke dhënë një kontribut të madh në arritjet e skuadrës, përfshi edhe tre tituj kampionë radhazi në Kosovë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...