Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Edhe Tirana zgjedh Antalian, sfidon një skuadër kazake dhe një ruse

Përgatitjet rinisin në 12 janar, një ditë më pas, nisja drejt Antalia-s. Tirana publikon axhendën për fazën përgatitore të dimrit, për 24 herë kampionët, ky duhet të jetë me çdo kusht viti i rikthimit në elitë e pse jo duke synuar edhe Europën nëpërmjet Kupës dhe pikërisht përkrah me ambiciet shkon dhe projekti dhe investimi i klubit bardheblu. Rreth dy javë në Antalia nga data 13 deri në 25 janar, për tu përgatitur si duhet për fazën me vendimtare të sezonit. Trajneri Ze Maria gjatë kësaj periudhe do të ketë në dispozicion edhe miqësoret e nevojshme për të testuar futbollistët e kolauduar skuadrën. Në 18 janar është zyrtarizuar miqësorja me kazakët e FC Tobol, ndërsa dy ditë më pas do të jenë rusët e Khabarovsk kundërshtarët e bardhebluve. Tejet interesant fakti se në Turqi, Tirana do të akomodohet në të njëjtin resort ku ndodhet edhe Skënderbeu, me Antalian që në një farë mënyre bën bashkë skuadrat shqiptare por këtë herë bardhekuq e bardheblu do të kenë mundësi për të shkëmbyer ndonjë bisede më tepër në orët e kohës së lirë. Janari konsiderohet një muaj tejet i rëndësishëm dhe në këndvështrimin e merkatos, me Tiranën që ka një ofertë zyrtare prej 200 mijë dollarësh për Maveje, ndërkohë që të shumëkërkuar janë dhe Doka, Hoxhallari apo Ngoo. Të gjitha opsionet janë në tavolinën e drejtuesve të klubit, opsione të shumta por me një synim të vetëm, rikthimin e Tiranës së madhe.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...