Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Edi Martini: Futbolli është edhe fat, Teuta do ta arrijë objektivin

Edi Martini, duke folur për “FanZone” mbi situatën që po përjton futbolli, për shkak të Koromavirusit, iu kthye me nostalgji të kaluarës së tij si futbollit. Trajneri I Teutës kujtoi përvojën që pati tek Eintracht Frankfurti, që nuk shkoi siç do të kishte dashur për disa arsye.

Qëndrimi në Karantinë: E kam të vështirë të qëndroj në shtëpi, por mundohem ta mbaj veten me të mira. Luaj basketboll ose ping-pong. Objektivi i Teutës është Europa dhe shpresoj t’ia dalim deri në fund.

Futbolli është fat: Ëndrrat që kisha te Vllaznia kur isha i vogël, po më realizoheshin që në fillim dhe kjo ndoshta ndikoi keq. Deri në vitin 1997 isha pjesë e Vllaznisë, pastaj më kërkoi Eintracht Frankfurti. Kalova aty, por gjithçka është çështje fati. Nga Shqipëria shkova 3-4 muaj pa stërvitje, derisa e kapa formën, pastaj u dëmtova, futbolli është i lidhur me fatin dhe nuk ke çfarë bën.

Stërvitja e Teutës: Çunat stërviten dy nga dy, siç ndodh në shumë vende të Europës. Është një metodë që po përdoret shumë. Nëpërmjet internetit e shikoj se çfarë ndodh. Dje shkova dhe i pashë nga afër. Jemi në një situatë të vështirë, nuk e dimë se kur do të nisë kampionati. Kryesorja është që çunat të mos humbin kondicionin fizik, pasi për taktikat do të punojmë më vonë.

Objektivat e “Djemve të Detit”: Jemi me objektiva dhe nuk do të më vinte mirë nëse kampionati do të mbyllej tani. Jemi në këtë pozitë për shkak të gabimeve tona. Mendoj se duhet të ishim në vendin e dytë dhe mendoj se në fund do të arrijmë aty ku meritojmë. Me keq këtë moment e kalojnë portierët dhe sulmuesit. Objektivi im është që të dal kampion edhe si trajner.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...