Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Edi Martini “macja e zezë” e Tiranës, Kastrioti “ia merr dorën” Vllaznisë

Edi Martini “macja e zezë” e Tiranës
Edi Martini “macja e zezë” e Tiranës

Edi Martini “macja e zezë” e Tiranës. Trajneri shkodran duket se i njeh mirë bardheblutë dhe këtë herë i ka mposhtur sërish.

Në “Air Albania” feston Teuta, që ia doli të triumfojë 0-2. Për më tepër pati luksin të humbë një penallti dhe të luajë për më shumë se 20 minuta me një lojtar më pak.

“Djemtë e detit” morën avantazhin në minutën e 10’ me anë të Emiliano Vilës, ndërsa në minutën e 41-të Kallaku shpërdoroi nga pika e bardhë, duke humbur mundësinë e dyfishimit.

Ishte Visar Bekaj ai që priti goditjen e lehtë të fantazistit, duke mbajtur në lojë Tiranën, që mori një tjetër bonus në minutën e 73-të, kur Gruda mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Teutën me 10 futbollistë.

Lexo edhe:

Megjithatë kur të gjithë prisnin golin e barazimit, Emiliano Vila shënoi edhe të dytin për Teutën, duke vulosur një fitore mjaft të rëndësishme për durrsakët.

Këta të fundit kanë marrë 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit dhe tani e shohin veten 9 pikë larg kreut. Me 13 javë ende në dispozicion askush nuk mund t’ua heqë të drejtën të besojnë te titulli.

Zhgënjen edhe Vllaznia, që nuk arrin të përfitojë nga hapat fals të Tiranës e Partizanit. Shkodranët janë mposhtur me rezultatin minimal 0-*1 nga Kastrioti brenda në “Loro Boriçi”.

Një gol i Redon Mihanës në pjesën e parë vulosi fatin e sfidës në Shkodër. Kastrioti rikthehet te fitorja pas plot një faze, kur mposhtte sërish Vllazninë në Kamëz më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër shkodranët tregojnë se janë ende ajo skuadra e brishtë, që nuk di të krijojë vazhdimësi rezultatesh. Ndërkohë afrimi i bujshëm i janarit, Bekim Balaj do të duhet të presë ende për golin e parë kuqeblu.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...