Edi Rama tani edhe ekspert futbolli, komente “shumëngjyrëshe” nga tifozët në “GOAL Italia”

Edi Rama tani edhe ekspert futbolli. Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë ka nisur të peshojë edhe në botën e lojës më të ndjekur në vend, edhe pse shumë njerëz mund të mos e pëlqejnë mendimin e tij.
Njihet si tifoz i Juventusit në Serinë A, por në daljet e tij në publike nuk ka ngurruar të shfaqë simbole të të skuadrave të tjera të mëdha europiane në veshjet e tij (Bayern, City…).
Së fundmi, kreu i qeverisë shqiptare ka dhënë mendimin e tij edhe për Dybalan (vendosi të largohej nga Juventusi), për të cilin është shprehur: “Ndoshta ka të drejtë kushdo që thotë se Dybala është mbivlerësuar”.
Një citim (me Edi Ramën në sfond) i hedhur në rrjetet sociale nga “GOAL Italia”, që i jep peshë mendimit të Kryeministrit të Shqipërisë.
Komentet janë të shumta dhe me shumë ngjyra. Shumë i japin të drejtë, të tjerë ironizojnë, duke thënë se ndoshta duhet pyetur edhe kryebashkiaku i kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, apo i Santiagos në Kili.
Nuk mungojnë as komentet e shqiptarëve, që thonë se “tani është bërë ekspert futbolli” dhe “ky i di të gjitha”.
