Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Edicioni i pestë i FSHF Sunday League / Hidhet shorti dhe përcaktohet kalendari i kampionatit amator 9×9

Gjithçka gati për nisjen e edicionit të pestë të kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, një kompeticion që luhet në formatin 9×9 dhe që ka një popullaritet në rritje ta vazhdueshme, duke tërhequr interesin e të apasionuarve pas futbollit.

Shorti i kampionatit është hedhur në ambientet e stadiumit “Air Albania” drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator, Jurgen Demneri dhe specialistët e këtij departamenti, ndërkohë që të pranishëm ishin përfaqësues të shumtë të ekipeve pjesëmarrëse në këtë kampionat.

Lexoni edhe:

Në edicionin e pestë të kampionatit 9×9 në Tiranë do të marrin pjesë 34 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B, ku secili grup do të ketë në përbërjen e tij nga 17 ekipe. Formula e kampionatit to të jetë e njëjtë me sezonin e kaluar, ku pas ndeshjeve të grupeve do të vijohet edhe me fazën play-off.

Në grupin A do të bëjnë pjesë këto ekipe: Vila L, Ats, Immi, Md, Hidro Alfa, Panthers Shkodër, Barrikada, Primo, Elso, FB Passion, Raiffeisen Bank, Ferraj, Illyrian Eagles, Luminesen, Legjenda, Dymbëdhjeta dhe Vatër.

Ndërsa në grupin B do të bëjnë pjesë këto ekipe: Kastriotët, Dajti, Friends Team, Roamel, Alar, Antigonean, Futura Dent, Ccbs, Albamer, Confucius, Gaia Triumph, Juar Plast, Jata Market, Big Bite, FC Musa, North Gate dhe FC Parku.

Ndeshjet e javës së parë do të luhen më datën 25 shtator, ndërkohë që sezoni do të mbyllet në maj të vitit të ardhshëm. Edhe ky edicion pritet të dhurojë sfida dhe emocione të mëdha, nga ato që vetëm futbolli di t’i ofrojë, ndërkohë që edhe niveli i skuadrave dhe kampionatit ka ardhur duke u rritur në çdo aspekt, si përsa i përket organizimit, ashtu edhe cilësisë në fushë.

Më poshtë edhe kalendari i plotë për të dyja grupet dhe ndeshjet e javës së parë:

GRUPI A KALENDARI FSHF SUNDAY LEAGUE

GRUPI B KALENDARI FSHF SUNDAY LEAGUE ALBANIA

Grupi A / Java 1

MD – Vatër

Hidro Alfa – Ferraj FC

PRIMO MFC – FC Luminesen

Panthers Shkodër – FC Illyrian Eagles

IMMI – Raiffeisen Bank

Barrikada – FB Passion

ATS – Elso

Legjendat 9×9 – Dymbëdhjeta

Grupi B / Java 1

Friends Team – FC Parku

Al Ar – North Gate

ANTIGONEAN – Big-Bite

Kastriotët – FC MUSA

Futura Dent – Jata Market

Coca Cola Tepelena – Ju Ar Plast

Albamer – FC Confucius

FC Dajti – Gaia Triumph

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...