Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Edin Terzic: Në 90 apo 120 minuta, të aftë të mposhtim çdo kundërshtar

Edin Terzic, i intervistuar nga faqja e internetit e UEFA-s, riktheu në vëmendje rrugëtimin e Borussias së Dortmundit drejt finales së Championsit. Këto janë deklaratat e tij kryesore për ndeshjen e madhe me Realin e Madridit në Wembley:

“Ne kemi luajtur shumë mirë gjatë këtij sezoni, duke arritur deri në  këtë finale. Përballemi me një ekip shumë të fortë, që e ka pasur shpesh këtë përvojë, por ne e dimë se në çdo ndeshje është e mundur të fitojmë.

Nëse do të luanim dhjetë herë kundër Realit të Madridit, ndoshta do të pësonim më shumë humbje sesa fitore, por në një ndeshje të vetme, në 90 ose në 120 minuta, plus penalltitë, jemi të aftë të mposhtim çdo kundërshtar në botë”.

Lexo edhe: 

Për mungesën e eksperiencës: “Natyrisht që më duhet të fitoj ende përvojë në disa detaje, por gjithashtu përpiqem të shfrytëzoj më shpesh ata që e kanë pasur këtë përvojë, përpara se të bëj gabime që mund të shmangen në fazën përgatitore të finales”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....