Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Eduard Gjini: Ja situata me licencimet, Tirana…

Një nga temat e trajtuara në “Zona Gol” ishte edhe ajo e licencimeve të klubeve shqiptare. Janë ta paktën 5 ekipe të Superiores që i kanë të bllokuara llogaritë, që do të thotë nuk mund të marrin pjesë në Kupat e Europës, duke cënuar garën e Superiores. Eduard Gjini, shefi i zyrës së licencimeve në FSHF ka dhënë shpjegimin e tij për këtë situatë.

“Federata ka përcaktuar qartë të gjitha kriteret dha uaa u ka shpërndarë klubeve. Janë 5 kritere. Të gjitha skuadrat kanë marrë pjesë në workshopet. Atje janë sqaruar për mënyrën se si do të plotësohet dosja përkatëse. Duke pasur parasysh situatën, Federata së bashku me ekspertin financiar, ka bërë me të gjitha klubet takime dypalëshme. Situata e sivjetshme mund të ndryshojë. Janë dosjet që do të sjellin klubet dhe ekspertët që do të vendosin skuadrat që do ta marrin licencën dhe cilat do të penalizohet.

Tirana dhe Flamurtari: Kriteret ndryshojnë sipas kategorive. Problemi i Tiranës mund të zgjidhet. Tirana ka vetëm një detyrim që mund ta zgjidhë me marrëveshje. Mund të gjejë një donator, të shlyejë detyrimin që ka te Tatimet dhe mund ta marrë licencën. E njëjta gjë dhe me Flamurtarin. Mund të gjejnë të ardhurat, të shlyejnë detyrimet dhe të marrin licencën.

Stadiumet: I kemi detyruar klubet që të përmbushin detyrimet. Fushë-Kruja ishte mundësia më e mirë e mundshme për Kastriotin. Komisioni ka vendosur që Kukësi nuk luan në Kukës. Është vendim i mirë apo i keq? Stadiumet janë me koeficient.

Kriteri financiar: Çështja financiare është kryesore. Klubet duhet të bëjnë menaxhime shumë të mira që të shlyejnë detyrimet që kanë. Të zerohet niveli i borxheve dhe pastaj të jenë të gatshëm të ecin përpara. Ne do të presim datën 31 mars. Unë nuk mund të bëhem garant që Tirana mund të gjejë një donator, të paguajë tatimet dhe të marrë licencën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...