Kombëtare

Edy Reja dhe stafi i tij, kontroll absolut nga U-11 te Kombëtarja A

Me 20 janar të ardhshëm, Edi Reja së bashku me stafin e tij do të firmosin kontratat e reja, që në fakt nuk lidhen thjesht me drejtimin e ekipit Kombëtar A, por me kontrollimin, menaxhimin dhe drejtimin e futbollit shqiptar që nga baza e tij, raporton Top Channel.

Projekti i ndërtuar nga trajneri Reja, pas kërkesës së drejtuesve të FSHF-së, do të ngarkojë me detyra më të rëndësishme dy nga pikat kyçe të stafit të tij. I pari është Luigi Febrari, përgatitësi atletik i Kombëtares Shqiptare, që në Itali njihet dhe si themeluesi i Shoqatë së Përgatitësve Atletikë. Ai do të ngarkohet në programin e ri për të mësuar, monitoruar dhe vëzhguar vazhdimisht të gjitha grumbullimet dhe punën që bëhet nga baza, domethënë ekipet nga U-11 deri tek ekipi Kombëtarë A.

Gjithashtu, në pjesën e stafit që do të qëndrojë në pjesën më të madhe të kohës në Shqipëri për të monitoruar futbollin e bazës, do të jetë edhe mjeku i ekipit kombëtar, Gianluca Stesina. Ish-mjeku i Juventusit dhe aktualisht mjek në Klinikën e Juventusit në Torino. Ai do të ketë detyrën e përgjegjësit të departamentit të mjekësisë sportive, që do të hapet rishtazi. Si rrjedhojë, veç trajnimeve të mjekëve sportivë, ai do të vëzhgojë edhe punën që bëhet me të rinjtë në këtë aspekt.

I gjithë stafi i Edi Rejas do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, për të përmbushur projektin që vetë kanë paraqitur në pas kërkesës së FSHF-s. Ky projekt 4-vjeçar, ku përfshihet pa dyshim edhe trajneri i kombëtares Edi Reja, do t’i kushtojë Federatës Shqiptare të Futbolli rreth 3 milionë euro , ku për herë të parë që nga ekipet e moshave të klubeve, jo vetëm ekipeve kombëtare, do të ketë një vëzhgim të një stafi akoma më të specializuar dhe më profesionist.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency