Kombëtare

Edy Reja: Kisha thirrur 5-6 lojtarë të rinj, ja si do t’i japim një dorë futbollit shqiptar

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Edy Reja, më një intervistë për Top Channel u shpreh se priste që në Shqipëri të niste sa më shpejt. 73-vjeçari shpjegoi se kishte ndërmend të emra të rinj gjatë muajit mars, kur ishin programuar dy ndeshje miqësore.

“Edhe pse kjo javë u mendua si një javë lirie, pothuajse e njëjta gjë ndodhi. Por mund të them që, në vend të shkonte bashkëshortja ime për të bërë pazarin, shkova unë, ky ishte ndryshimi. Bëra një xhiro me biçikletë, rreth 20 kilometra, këtu afër në provincën e Gorizias, sepse kam fat që jetoj këtu. Unë qëndroj në shtëpi prej rreth dy muajsh, por e ndjej veten me fat, sepse kam një bahçe dhe jam marrë me lulet gjatë gjithë kësaj periudhe. Dhe si për çudi, në këtë vit kanë çelur shumë lule të bukura. Ashtu si ndodh zakonisht, kur gjërat bëhen me dashuri edhe frytet janë të mira”.

Keqardhja për miqësoret e munguara: Më vjen keq që nuk zhvilluam dot dy ndeshjet miqësore me Slloveninë dhe San Marinon. Kisha marrë 5-6 lojtarë të rinj, si Laçi, Mersinaj, Çekiçi, Kamberi dhe Broja. I kisha grumbulluar për t’i parë, prandaj dhe për këtë gjë më vjen keq që nuk munda. Nga ana tjetër, më mungon Shqipëria dhe doja të vija në Tiranë në këtë periudhë, aq më tepër që do të ndryshojmë edhe zyra dhe do të më duhej të sistemoja zyrën e re. Gjithashtu kishim edhe disa bisedime me trajnerët e ekipeve të moshave të kombëtareve dhe jo vetëm, sepse unë kam hartuar së bashku me stafin tim një projekt për të përmirësuar nivelin teknik. Së bashku me mua janë edhe ndihmësit e mi, që secili në sektorin e vet, nga mjekët tek videoanalistët, po përpiqemi të nxjerrim elementë të rinj. Gjithçka ishte programuar për këtë periudhë, por ndodhi kjo dhe u stopua.

Futbolli shqiptar: Mua më duket e çuditshme se si në Shqipëri nuk ka ende një sinjal se kur mund të rifillojnë stërvitjet dhe ndeshjet. Një vend me më pak njerëz të prekur dhe me më pak rrezik se Italia apo vendet e tjera në Europë, ende nuk kanë asnjë sinjal për futbollin. Mund të gjendet një zgjidhje si në disa shtete të tjera. Unë kam folur me disa nga lojtarët dhe ata kanë filluar stërvitjen në grupe. Për mendimin tim Shqipëria duhet të kishte rifilluar, pasi për fat të mirë nuk ka kaq shumë raste. Sigurisht duke marrë masat e nevojshme, sepse shëndeti është mbi të gjitha. Në Itali ndoshta mund të rifillojë futbolli në qershor, por të paktën kanë filluar që tani të provojnë. Në këtë situatë, më ka ndryshuar edhe mua shumë puna. Fakti që nuk luajnë skuadrat dhe nuk stërvitem, edhe unë s’kam ku të shkoj dhe të shoh. I kisha lënë shumë takime me lojtarë që do të shkoja t’i shihja si Kamberin apo Laçin, që nuk i kam ndjekur. Më mungon shumë kjo pjesë e punës time. Ka shumë të tjerë që i kam parë më parë, por tani nuk di se si janë. Përndryshe do të na duhet të shihemi direkt në shtator.

Reduktimi i pagës: Për mua nuk është problem i madh pjesa ekonomike. Kam folur edhe me stafin tim. Nëse na duhej të hiqnim dorë nga ndonjë rrogë apo nga ndonjë pjesë e rrogës, ne ishim gati. Folëm edhe me presidentin, i cili na kërkoi nëse mund të kontribuonim dhe sigurisht i thashë që ne mund të heqim dorë dhe të kontribuojmë, pasi ka njerëz që edhe pse duken profesionist në pamje të parë, por kanë probleme shumë më të mëdha. Kanë probleme ndoshta edhe për t’u ushqyer. Nëse është një kërkesë për të ndihmuar në situata të tilla, ne jemi gjithmonë gati.

Ndihma për futbollin shqiptar: Objektivi ynë është që të fitojmë grupin në eliminatoret e ardhshme, me Bjellorusinë, Lituaninë apo Azerbajxhanin. Sigurisht edhe ato janë skuadra kompetitive, por ne nuk jemi më pak. Për atë pjesë të ndeshjeve që unë drejtova, kam parë një rritje të dukshme. Një gjë të tillë e treguam në Islandë apo në Turqi. E vetmja që na prishi disi ecurinë në eliminatoret e shkuar ishte Andorra, sepse, sa i përket Francës, të gjithë e dimë diferencën. Duam t’i afrohemi më shumë kampionatit shqiptar. Ka qenë një kërkesë e presidentit Duka që ne t’i japim një dorë futbollit në Shqipëri. Nga këndvështrimi teknik apo organizativ. Kam folur me pjesëtarin e stafit, Gianluca Stesina, i cili ka filluar kontaktet me universitetet për të gjetur mjekët e rinj, që do të jenë kudo në ekipet kombëtare. Do të bëjmë sigurisht edhe teste të shumta, por kjo periudhë pandemie na i ngadalësoi ritmet. Unë do të merrem me trajnerët shqiptarë, për të dhënë leksione dhe jo vetëm, ndërkohë që Febrari do të merret për të gjetur përgatitësit atletik. Edhe ai po krijon kontaktet dhe po kërkon në për universitete për të gjetur elementët e duhur. Duam shumë që të ndihmojmë futbollin tuaj me të gjithë njohuritë tona për të arritur diçka pozitive. Nuk di se sa efikase do të jetë kjo gjë, por këtë do ta shohim në një kohë të dytë. Por do të jemi aty, në terren për të përmirësuar strukturat dhe nivelin e njohjes së futbollit me aq sa dimë ne.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency