Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Edy Reja: Si “ia mblodha” Kloses, Juve përfiton nga…

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, foli rreth temave të ndryshme të futbollit për gazetën italiane “Corriere dello Sport”. 73-vjeçari tregoi një episod me protagonist ish-sulmuesin gjerman, Miroslav Klose.

“Një herë, Klose më pa vëngër, nuk donte të futej në lojë. Mungonin edhe disa minuta deri në përfundim të takimit dhe kisha nevojë t’i jepja frymëmarrje një shoku të tij, që mezi po qëndronte në këmbë. Më pa në një mënyrë të tillë sikur donte të thoshte: Unë nuk futem për vetëm dy minuta. Dhe unë e pashë sikur po i thosha: do të futesh që ç’ke me të! Sigurisht që u fut.”

Rregulli i pesë ndryshimeve: Është diçka që duhet bërë. Sikurse duket – dhe sikurse shpresoj – së shpejti skuadrat do t’u kthehen aktiviteteve dhe do të zhvillohen shumë ndeshje afër njëra-tjetrës. Meqë ra fjala, besoj se është e drejtë që futbolli të rinisë sa më shpejt të jetë e mundur, sapo kushtet e shëndetit ta lejojnë dhe pas kontrolleve mjekësore të nevojshme. Pesë ndërrime edhe në kushte normale? Jo. Mendoj se tri ndërrime janë të mjaftueshme. Pesë ndërrime përshtaten tani, për emergjencë.

Skuadrat që përfitojnë: Cilat do të avantazhohen? Do të thosha ato që kanë futbollistët më të mirë. Juventusi ka dy skuadra cilësore, në këtë sens Napoli vuan më shumë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...