Kombëtare

Edy Reja trajner i Shqipërisë, pritet vetëm zyrtarizimi

Edoardo Reja duket se është emri i përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të drejtuar skuadrën kuqezi në kualifikueset për Europianin e vitit 2020, duke zëvendësuar në stol bashkëkombësin e tij, Christian Panucci, i shkarkuar pas humbjes që Shqipëria pësoi me Turqinë më 22 mars.

Caktimi i Edy Rejas për stolin kuqezi u jep fund kërkimeve të FSHF-së, fushatë për të cilën, ditët e fundit u përfol se ishte në kontakte edhe me kandidatë të tjerë, si Alberto Zaccheroni, apo edhe Francesco Guidolin. Mësohet se Reja do të mbërrijë ditën e martë në Tiranë për të nënshkruar edhe kontratën e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Presidenti Armand Duka, para zyrtarizimit, mësohet se ia ka paraqitur këtë kandidaturë Komitetit Ekzekutiv, që në këto raste jep pëlqimin për zgjedhjen e bërë nga krey i qeverisë së futbollit.

Edy Reja është një emër i njohur në futbollin italian. I lindur në vitin 1945, trajneri 73-vjeçar ka drejtuar një sërë skuadrash në Serie A, por edhe në Kroaci. Periudhën më të gjatë të qëndrimit në pankinë, Reja e ka kaluar pikërisht te Napoli në vitet 2005-2009, teksa e ndihmoi këtë skuadër të ngjitet nga Serie C1 në Serie A.

Pas aventurës te Napoli, Reja drejtoi Hajdukun e Splitit, ku qëndroi për një sezon, për t’u kthyer sërish në Itali nën drejtimin e Lazios, e më pas të Atalantës, që ishte edhe skuadra e fundit e tij.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency