Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Werderi befasohet nga Paderborni, gëzon Gjasula, trishtohet Rashica

Paderborni i Klaus Gjasulës mundi minimalisht Verderin e Milot Rashicës, me nje gol të shënuar pikërisht në sekondat e fundit të takimit, duke lënë përkohësisht fundin e klasifikimit në kampionatin gjerman. Në Weserstadion, përpara 40.000 spektatorëve golin e vetëm të ndeshjes e realizoi pikërisht sulmuesi Sven Michel, që shënoi në portën e zbrazur.

Goli i realizuar pikërisht në minutën e fundit të sfidës u vlerësua si i rregullt nga kryesori Sascha Stegemann që pasi u këshillua fillimisht me asistentët e Sistemit VAR e gjykoi në lojë pozicionin e sulmuesit me origjinë kongoleze Streli Mamba. Fitorja e dytë në këtë edicion të Bundesligës për ekipin e drejtuar nga Steffen Baumgart dhe falë suksesit 1-0 Paderborni u ngjit në vendin e parafundit, në kuotën e 14 pikëve, ndërkaq Bremeni mbeti në pozicionin e 14, me vetëm gjashtë pikë më shumë.

Dita e diel në kampionatin gjerman mund të thuhet se ishte në dispozicion të skuadrave të gjysmës së dytë të tabelës së renditjes, sidoqoftë në përfundim pas triumfit të Paderbornit rrëshqiti në vendin e fundit pikërisht ekipi i Kolnit, që u mund 2-0 në kryeqytet nga Unioni i Berlinit. Pas Laipcigut ekipi i drejtuar nga trajneri zviceran Urs Fischer u konfirmua në këtë mënyrë si ekipi më në formë i Bundesligës, teksa regjistroi fitoren e 4 në kampionat në 5 sfidat e fundit.

Miqtë vuajtën mungesën e dyshes së mbrojtjes Czichos – Hector dhe nga kjo gjë përfituan në maksimum pikërisht futbollistët e ekipit debutues, që shënuan nga një gol për çdo pjesë me anë të golashënuesit të tyre më të mirë, Sebastian Andersson.

Në Stadion An der Alten Forsterei, përpara 22.000 spektatorëve pak pasi kaloi gjysmë ore lojë sulmuesi shtatlartë zhbllokoi rezultatin me kokë në kufijtë e zonës së vogël, pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë 28-vjecari suedez dyfishoi shifrat duke vulosur rezultatin 2-0, pasi shmangu edhe portierin kundërshtar Timo Horn, fitore që e katapultoi menjëherë klubin kryeqytetas në mesin e klasifikimit.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...