Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Efekti “Challandes”, Kosova s’pëson më gola

Kur firmosi për të drejtuar përfaqësuesen e Kosovës më datë 2 mars, Bernard Challendes i kishte idetë e qarta. Në letër kishte një ekip me potencial të jashtëzakonshëm sulmues, por që në mbrojtje linte për të dëshiruar. Në Grupin I të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”, Kosova nuk pritej të bënte diçka të madhe, megjithatë 24 golat e pësuar ishin shumë, ndërkohë që sulmi nuk tregoi forcën e vet, pasi ishin vetëm 3 gola të realizuar.

Shenjat e përmirësimit u dukën në miqësoren me Letoninë, 4 gola të realizuar, por “thembra e Akilit” ishte sërish mbrojtja, që pësoi 3. Nga miqësorja e nëntorit të vitit të shkuar te debutimi i Challendes ndaj Madagaskarit, “Dardanët” treguan një tjetër fytyrë.

Ndoshta kundërshtari nuk ishte nga ata që mund të të ngacmojë shumë në mbrojtje, por, sidoqoftë, testi i vlejti trajnerit zvicëran. Madje 3 ditë më pas skuadra shfaqi shenja të tjera përmirësimi në miqësoren ndaj Burkina Fasos, për të ardhur pikërisht te mbrëmja e Zyrihut, ku portieri Samir Ujkani ishte në rolin e spektatorit për 90 minuta. 270 minuta lojë, asnjë gol i pësuar dhe 6 të realizuar, madje këto me progresion në rritje.

Miqësorja e datës 3 qershor ndaj Bregut të Fildishtë do të jetë testi i radhës, aty ku 67-vjeçari do të marrë përgjigjet e vërteta, nëse mbrojtja ka kaluar problemet e pësimit të golave apo thjesht përballë kanë qenë kundërshtarë jo në gjendje optimale.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...