Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Efekti Conte, vendos rekord në Premier League dhe futet në historinë e Tottenham

Southampton-Tottenham përfundoi në barazim 1-1. Vendasit luajtën me dhjetë lojtarë që në minutën e 39-të, por ekipi i Antonio Contes nuk ia doli të merrte pikët maksimale në këtë transfertë ditën e djeshme.

Gjithsesi, Tottenham vazhdon të jetë i pathyeshëm në kampionat me italianin në pankinë. Conte mori drejtimin e ekipit londinez më 2 nëntor dhe deri tani numëron 4 fitore dhe 3 barazime në Premier League.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Një nisje fantastike për 52-vjeçarin nga Lecce, i cili ka vendosur një rekord në regjistrimin e shtatë rezultateve pozitive radhazi. Askush tjetër nuk ka bërë më mirë se Conte në debutimin si trajner i Tottenham.

Spurs kanë rilindur me trajnerin e ri dhe për momentin renditen në vend të gjashtë me 30 pikë. Arsenali i vendit të katërt është pesë pikë larg, por djemtë e Contes kanë luajtur dy ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...