Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Efekti i koronavirusit, anulohet edhe maratona e New Yorkut

Pandemia globale Covid-19 ka ndërprerë një mori aktivitetesh sportive, ndërsa së fundi është vendosur anulimi edhe i maratonës së New Yorkut, e cila këtë nëntor pritej të zhvillohej për herë të 50 në histori.

Organizatorët e quajtën një risk shumë të madh grumbullimin e më tepër se 50 mijë maratonistëve, por edhe rreth një milionë njerëzve që ndjekin këtë maratonë si spektatorë, ndaj vendosën anulimin.

Pikërisht për këtë arsye, është njoftuar që edicioni jubile i maratonës së New Yorkut të mbahet në nëntor të 2021-shit, duke qenë se nuk duan të rrezikojnë aspak këtë vjeshtë, aq më tepër kur parashikohet një valë e dytë e koronavirusit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...