Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Efekti i stadiumeve thuajse bosh, Bundesliga nis me dominimin e ekipeve udhëtuese

Java e parë e Bundesligës flet për skuadrat udhëtuese. Pas fitores së thellë të Bayernit 8-0 ndaj Schalkes, sfidë që ngriti siparin e kampionatit, në 5 sfidat e radhës së kësaj të shtune u arritën 4 fitore nga ekipet mike dhe vetëm një përballje përfundoi në barazim, ajo mes Eintrachtit të Frankfurtit dhe Arminias së Bielefeldit.

E nis me humbje të thellë Bundesligën Werder Bremeni, që pa Rashicën në dispozicion për arsye dëmtimi, u mposht 1-4 nga Hertha e Berlinit. Me të njëjtin rezultat 2-3 Hoffenheimi fitoi në fushën e Kolnit e Freiburgu në shtëpinë e Stuttgartit, ndërsa Union Berlini e nisi me disfatën shtëpiake 1-3 përballë Frieburgut. Plot 21 gola në vetëm 5 ndeshje, me më shumë se 4 gola për takim, 14 të shënuar nga ekipet udhëtuese e vetëm 7 nga vendësit. Ky është efekti i stadiumeve pa tifozë (në shkallët e stadiumeve janë pranuar një numër shumë i kufizuar tifozësh).

Java e parë

E premte

Bayern – Schalke 8-0

E shtunë

Eintracht Frankfurt – Arminia Bielefeld    1-1

FC Koln – Hoffenheim 2-3

Stuttgart – Freiburg     2-3

Union Berlin – Augsburg    1-3

Werder Bremen – Hertha Berlin        1-4

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...