Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Efekti Iniesta, “boom” fitimesh për Vissel Kobe!

Efekti Andres Iniesta po ndihet jashtëzakonisht te Vissel Kobe, kjo jo vetëm përsa i përket rezultateve sportive në fushë ku Vissel Kobe, arriti të fitonte Kupën e Japonisë, por edhe përsa i përket financave. Ardhja e ish-mesfushorit të Barcelonës ishte një dhuratë e vërtetë për klubin, i cili arriti një fitim prej 106 milion dollarësh në vitin e fundit.Asnjëherë më parë një skuadër J-League nuk kishte përfituar këto shifra. Fitimet e Vissel Kobe në vitin 2019 janë një rekord absolut dhe kanë kaluar fitimet e një viti më parë, që ishte një fitim prej 90 milion dollarësh. Padiskutim efekti “Iniesta”, blerja e të cilit ka tërhequr interesin e tifozëve dhe sponsorëve. Përveç që është truri i skuadrës në fushë, Iniesta ka ndihmuar shumë klubin japonez dhe në aspektin e marketingut.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...