Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Efekti “Ronaldo”, boshatiset “Santiago Bernabeu”

Shënohet rekordi i parë negativ në “Santiago Bernabeu” pas largimit të Cristiano Ronaldos. Në sfidën ndaj Getafes, e para për sezonin e ri në La Liga (madrilenët fituan 2-0 me gola të Carvajal dhe Gareth Bale), në mitikun e kryeqytetit spanjoll ishin të pranishëm 48.446 spektatorë. Ky është numri më i vogël i tifozëne në ndeshjet shtëpiake të “Los Blancos” që nga maji i vitit 2009, në sfidën e fundit të kampionatit (44.270 spektatorë). Pikërisht ne verën e këtij viti do të mbërrinte CR7, prania e të cilit rriti në maksimum shikueshmërinë në stadium.

Në fakt, edhe “Camp Nou” nuk ishte mbushur aq sa pritej në sfidën e Barcelonës me Alaves, pasi ishin shitur vetëm 52.356 bileta.

Gjithsesi, bën më shumë përshtypja indiferenca e tifozëve të Realit, që lidhet drejtpërdrejt me largimin pas 9 sezonesh të Cristiano Ronaldos dhe mungesës së goditjeve të mëdha në merktato.

Sigurisht që në mungesën e ndjeshme të tifozëve ka ndikuar edhe humbja 4-2 me Atleticon e Madridit në Superkupën e Europës.

Vitin e kaluar, në sfidën e parë me Valencian ishin të pranishëm në “Bernabeu” 65 mijë shikues. Mesatarja e sezonit të kaluar ka qenë thuajse 67 mijë spektatorë.

Të dhënat janë kokëforta: në 9 vitet e fundit, dy ndeshjet me rekord negativ të pranisë së spektatorëve janë shënuar kur Cristiano Ronaldo nuk ishte pjesë e Realit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...