Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Efekti “Ronaldo”, Juventusi me bileta 30% më shtrenjtë

Tek Juventusi aktualisht mbizotëron vetëm 1 emër, Cristiano Ronaldo. E nëse klube si Chievo apo Parma kanë dyfishuar çmimet e biletave për ndeshjen që do të luajnë kundër bardhezinjve, edhe vetë torinezët kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga portugezi. Pavarësisht se treçereku i “Juventus Stadium” është i prenotuar nga abonimet, kampionët e Italisë nuk kanë ngurruar të rritin çmimet qoftë për abonimet, qoftë dhe për biletat, të cilat do të shiten zakonisht përpara ndeshjeve. Për shembull, nëse vitin e shkuar në ndeshjen Juventus-Lazio në tribunat prapa porte paguaje 40 euro, për këtë sezon çmimi ka shkuar në 55 euro. E njëjta gjë dhe në vendet e tjera të stadiumit, ku vihet re se kostoja është 30% më e lartë se në sezonin 2017-2018. Efekti që po jep CR7 po ndihet e jo vetëm në çmimet e biletave, por dhe në dëshirën e Juves për të marrë maksimumin nga të gjitha kompeticionet ku do të marrë pjesë.

Në pritje për ta ndjekur në debutim më datë 25 gusht, shumë tifozë nuk kanë ngurruar për ta parë para se të fillonte stërvitjen, duke shpresuar se mund të marrin një foto ose autograf. E këtë sezon, ata nuk do të shpresojnë vetëm për foto apo autografe. E mbase as për Serinë A, ku kanë dalë kampion për 7 vjet radhazi. Në Torino, po ëndërrojnë për Champions League, për trofeun me veshë të mëdhenj, që i mungon këtij klubi prej më shumë se 20 vitesh.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...