Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

EFL Cup/ Tottenham dhe Chelsea kalojnë në gjysmëfinale

Tottenham fitoi derbin e Londrës përballë Arsenalit, të vlefshëm për fazën çerekfinale të EFL Cup, duke u kualifikuar njëkohësisht për në fazën gjysmëfinale, ku do të gjejë përballë Manchester Cityn e Guardiolës.

Në sfidën e zhvilluar në “Emirates Stadium” të Arsenalit, skuadra e Pochettinos u imponua me rezultatin 0-2, falë golave të shënuar nga koreano-jugori Son Hueng-min dhe ylli anglez Delle Ali, që ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.

Në gjysmëfinale kaloi edhe Chelsea, që sot priti në “Stamford Bridge” skuadrën e Bournemouthit, të cilën e mposhti me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga belgu Eden Hazard, në minutën e 84-t të takimit.

Skuadra e Sarrit ka një short më të lehtë, pasi në gjysmëfinale do të përballet me modestët e Burtonit, gjithsesi vlen të theksohet se historia ka treguar se kupat në Angli prodhojnë shumë shpesh surpriza.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...