Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egbo: Arbitri ndikoi në rezultat, të ardhmen time e diskutojmë në fund të sezonit

Tirana u rikthye te titulli kampion pas 11 vitesh mungesë, ndërsa trajneri Emanuel Egbo shfrytëzoi ndeshjen ndaj Laçit për t’u dhënë hapësira lojtarëve që kanë luajtur më pak. Megjithatë tekniku i bardhebluve nuk i kurseu kritikat ndaj arbitrit, të cilin e cilësoi si shkaktar të humbjes së Tiranës sot.

Duket se pasi fituat titullin kampion, lëshuat kampionatin…
Mbase është edhe kjo, ndonëse ne erdhëm sot për të luajtur mirë dhe unë dua që të mbaj lojtarët të karikuar, pasi kemi edhe një ndeshje shumë të rëndësishme si finalja e Kupës së Shqipërisë. Besoj se bëmë mirë, por u ndëshkuam me një penallti dhe më pas pësuam një gol të dytë shumë shpejt, që na komplikoi shumë punën. Gjithsesi dua të theksoj se penalltia e akorduar nga arbitri ishte fantazmë dhe mund ta shihni të gjithë, pasi në atë moment lojtarët u nervozuan jo pak.

Kishit vendosur rotacion masiv sot…
Kishim bërë disa ndryshime, pasi nëj pjesë e mirë e lojtarëve kanë luajtur shumë dhe kishin nevojë për pushim. Duhet të freskojmë skuadrën, pasi e thashë që kemi edhe finalen e kupës përpara.

A ka qenë miratimi juaj për blerjen e Avdijajt?
Është një lojtar shqiptar shumë i mirë dhe mund të them se vendimin e kemi marrë të gjithë së bashku, unë bashkë me drejtuesit e skuadrës.

Je i kënaqur me rotacionin dhe a i respektoni tifozët me tre gola të pësuar?
Unë vijoj të këmbëngul se ajo penallti ndikoi shumë, pasi na acaroi dhe nuk arritëm të menaxhojmë si duhet ndeshjen. Më pas erdhi edhe goli i dytë, që mbylli llogaritë e ndeshjes. Sot ishte një ndeshje ku duhej të linim disa pushim dhe t’u jepnim shansin atyre që kanë luajtur pak, që të tregojnë veten.

A është zhgënjyese dhe në mos fyese që keni fituar titullin dhe jeni në finale të Kupës, por nuk jeni konfirmuar për sezonin e ardhshëm?
Nuk kemi nxitim për të vendosur për të ardhmen, pasi e kemi pasur mendjen te kampionati dhe tani jemi përqendruar te Kupa. Të mbarojmë sezonin me sukses dhe do të ulemi me drejtuesit për të diskutuar mbi të ardhmen.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...