Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egbo: Fitore e rëndësishme, por me këmbë në tokë

As pandemia e Koronavirusit nuk e ndali vrullin e Tiranës në Superiore. Dëshira për ta fituar në fushë titullin, madje duke i dominuar kundërshtarët, u përcoll edhe nga fjalët e trajnerit emanuel Egbo në lidhjen me “Gol pas Goli”.

“Është një ndjesi shumë e mirë. Lojtarët edhe pas tre muajsh vazhdojnë të bëjnë këto paraqitje shumë të mira. Tani kampionati ka rifilluar dhe jemi në rrugën e duhur. Duhet ta çojmë deri në fund atë që kemi bërë deri tani. Është një fitore shumë e rëndësishme. Bylisi është një nga ekipet më të forta të kampionatit. Në fazën e parë të kampionatit ka marrë pikë ndaj Partizanit dhe Kukësit. Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe do të qëndrojmë më këmbë në tokë, pasi janë edhe 27 pikë në lojë.”

Çështja “Ngo”: Nuk ka ndodhur asgjë me sulmuesin. Ajo që ka ndodhur është diçka brenda familjes. Nuk ka diçka të keqe me të, ne jemi një familje dhe këto ndodhin në familje. Është një sulmues i mirë. E kemi sqaruar. Ai e dinte që do të gjuante penallti, por s’ka gjë për t’u shqetësuar. E duam njëri-tjetrin.

Festa me përqafim: Na kanë thënë që festimin për golin nuk duhet ta bëjmë si zakonisht dhe jemi munduar t’i respektojmë rregullat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...