Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Egbo: Gati për startin, Tirana e aftë ta mbrojë titullin

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli në konferencë për shtyp sezonit të ri futbollistik, që për ekipin e tij nis me ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Shkumbinit, në “Skënder Halili” (13:30). “Lajm i mirë fillimi i futbollit, për ne dhe për sportdashësit. Lajmi më i mirë është marrëveshja që ka bërë FSHF me qeverinë, që do ndihmojnë shumë sportin.”

Ndeshja e Kupës: “Çdo ekip duhet vlerësuar maksimalisht. Strategjia jonë është e qartë, do të vlerësojmë çdo ekip që kemi përballë, pavarësisht nivelit. Ndeshjet do tregojnë nëse jemi më të fortë se vitin e kaluar. Nuk e kemi kontingjentin gati. Kemi tre titullarë të dëmtuar, po rikuperohen. Presim edhe lojtarët e rinj, të cilët duan kohën e vet për t’u ambientuar me skuadrën.”

Sulmi i Tiranës: “Ngoonë e quaj kapitull të mbyllur. Kemi 3 sulmues, por edhe elementë nga akademia që do ndihmojnë ekipin. Besoj se deri diku Tirana ka sulmin e mirë për të mbrojtur kampionatin”.

Objektivi: “Tirana çdo sezon ndërtohet për të fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Janë dy objektiva të ekipit këtë sezon, nuk ka ndryshime. Rivali më i fortë? Të dhjetë ekipet e Superiores janë rivalë. Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia dhe Teuta mendoj. As Apolonia nuk ka ekip të keq. Janë të gjithë ekipe që do të na rivalizojnë në çdo moment”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...