Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Egbo: I lumtur për kualifikimin, “gojët e liga” nuk flasin dot më!

I kënaqur padiskutim për kualifikimin e Tiranës së tij në finalen e Kupës së Shqipërisë por edhe për faktin që skuadra arriti t’u mbyllte gojën të gjithë atyre që aluduan se Tirana e fiksoi rezultatin e ndeshjes së parë gjysmëfinale mes dy skuadrave. Në mikrofonin e Supersport, Egbo foli për Kupën që është një objektiv i Tiranës në këtë sezon pas kampionatit por edhe për merkaton për sezonin e ardhshëm, ndërsa u ndal edhe te sfida e parë gjysmëfinale ndaj ballshiotëve.

“Mendoj se me këtë ndeshje sot dhe me kualifikimin në finale, e kemi arritur ta bindim të gjithë ata që thanë në ndeshjen e parë që ka qenë kështu e ashtu, e ka lënë Tirana. Mendoj se me këtë ndeshje që kemi fituar sot mendoj se i kemi mbyllur gojën të gjithë atyre që na kanë sulmuar pas ndeshjes së parë në Kupë”.

“Normalisht në bëmë dy gola në pjesën e parë dhe ua thashë djemve se e dinim që Bylisi do të kërkonte të tentonte golin. Ne kërkuam të qëndronim në ekuilibër, ekipi të ishte i shkurtër, pritnim gabimin e kundërshtarit por nuk arritëm të bënim pasin e fundit për të mbyllur ndeshjen”.

“Ajo ndeshje e parë ishte shumë ndeshje e vështirë, se vapa bën të veten, të luash 90 minuta në ndeshje të tilla është e vështirë. Në ndeshjen e parë ka qenë një pjesë e parë shumë e mirë për ne, në pjesën e dytë ishte lodhja, ne u munduam ta shpjegonim këtë por nuk na beson njeri”.

“Unë nuk kam objektiv personal, kam objektivin që ka ekipi që është vendosur në fillimin e sezonit. Tirana është ekip që çdo sezon pretendon të fitojë Kupën e kampioantin, nuk kam objektiv personal, është vetëm sa më lart të ecë ekipi i Tiranës. Arritëm në finale dhe do të luftojmë për atë Kupë, është një hap larg Kupës. Shpresoj që në ndeshjen e fundit të japim 100% që të merret edhe Kupa”.

“Nuk shoh statistika, as sa ka fituar ekipi. Nuk numëroj, nuk merrem me statistika se e lë gjithçka në dorën e Zotit, futem në fushë të jap maksimumin, 100% e presim atë që na jep Zoti. Nuk jam për statistika e nuk e mendoj kështu”.

“Merkato për vitin tjetër është bërë, nuk ka pse e flasim. I kam thënë klubit që shumica duhet të vazhdojë sezonin tjetër se janë ata që e kanë marrë klubin ku ka qenë dhe e kanë sjellë këtu. Vetëm ata që nuk duan të rinovojnë, mund të shkojë në vend tjetër, por i kam thënë klubit që ata që e kanë sjellë deri këtu, duhet të vazhdojnë në ekip”, tha Egbo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...